Lionel Messi pranoi kartonin e parë të kuq në histori te Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës në takimin ndaj Athletic Bilbaon.
Baksët e fituan trofeun në vazhdime me rezultat 3-2, derisa gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u ndëshkua me karton të kuq në sekondat e fundit.
Asier Villalibre tentoi të ndalonte Messin duke i dalë përpara me trupo, e që argjentinasi në pamje duket se e ka goditur atë në kokë.
Messi punch Villalibre. Final of the Spanish Super Cup 2021 red card for Messi. pic.twitter.com/26B6CDzvWM
— nbe3awe (@nbe3awe) January 17, 2021
Por, tashmë janë publikuar disa pamje nga të gjitha këndet se çfarë ndodhi mes dyshes dhe se a ishte i duhur vendimi për karton të kuq.
Gjyqtari Jesus Gil Manzano shkoi në monitorin e VAR-it dhe më pas nuk ngurroi që të nxirrte kartonin e kuq në drejtim të 33-vjeçarit.
Sidoqoftë, video e publikuar në rrjetet sociale tregon se a do të duhej të ishte karton i kuq për Messin apo gjyqtari do të duhej ta tejkalonte atë situatë me vetëm si faul. /Telegrafi/
https://twitter.com/DrTahha/status/1350933627253776385
this is a Red card but the assault on De jong got no card
https://t.co/ZNTkWN5qLW— Messi Worldwide (@Messi_Worldwide) January 17, 2021