Telegrafi

Pamje nga rrugët kryesore të Tetovës – qyteti me komunikacion të mbingarkuar

Tetova ka gjithçka që i duhet një qyteti shqiptar. Shumë vetura, shumë njerëz dhe shumë lëvizje. Shëtitje e lirë nëpër rrugët kryesore të qytetit që karakterizon shqiptarët e Maqedonisë.

Telegrafi Maqedoni ka realizuar një video të bukur të nëpër rrugët kryesore të qytetit të Tetovës, në të cilën shihen edhe objektet historike të qytetit.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, realizuar në vitin 2021, Tetova ka 84.770 banorë dhe 30.167 banesa.

Prej popullsisë së përgjithshme, 60.460 janë shqiptarë, 15.529 maqedonas, 1,885 romë, ndërsa ka edhe turq, serb dhe boshnjak.

Problemet më të mëdha të tetovarëve janë infrastruktura rrugore, mbeturinat, mungesa e ujit të pijshëm në disa lagje, ndërsa kohëve të fundit edhe problemi me qentë endacakë./Telegrafi/