Telegrafi

Dalin pamjet e reagimit prekës të Simeones gjatë zëvendësimit të Griezmannit në minutat shtesë

Diego Simeone u vërejt duke kafshuar buzën e tij dhe duke tundur kokën në mosbesim kur ish-ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, u inkuadrua në lojë si zëvendësues i vonshëm.

Atletico bëri një goditje të madhe për shpresat e Barcelonës për titullin në La Liga, pasi siguruan një barazim 2-2 në Camp Nou të martën.

Përveç kësaj, njëra nga befasitë më të mëdha ishte inkuadrimi i Griezmannit në lojë në minutat shtesë të ndeshjes në vend të Arturo Vidalit.

Lexo po ashtu Presidenti i Atletico Madridit, Cerezo: Griezmann nuk po e shijon kohën te Barcelona

Ky zëvendësim i vonshëm ka mërzitur edhe ish-trajnerin e sulmuesit francez, Diego Simeone.

Tani, janë shfaqur pamjet nga momenti kur sulmuesi 29-vjeçar ishte gati të hynte në lojë dhe Simeone gjendej në prapavijë.

Lexo po ashtu Reagimi i Diego Simeones për inkuadrimin e vonshëm në lojë të Antoine Griezmannit për Barcelonën

Simeone në prapavijë tundte kokën dhe kafshonte buzën e tij duke mos besuar atë që po shihte.

Trajneri i Atleticos pranoi se ishte i tronditur me situatën e Griezmannit dhe kur u pyet për të, Simeone u përgjigj: “Jam pa fjalë”. /Telegrafi/