Site icon Telegrafi

Pamje nga një stacion hekurudhor në Kiev të Ukrainës, ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga kryeqyteti

Pamjet video nga një stacion hekurudhor në Kiev tregojnë turma njerëzish që përpiqen me dëshpërim të hipin në një tren ndërsa përpiqen të ikin nga qyteti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shaun Walker, një reporter i gazetës The Guardian i pranishëm në vendngjarje, e përshkroi krizën humanitare të shpalosur si “të padurueshme”.

“Pleq, fëmijë, persona me aftësi të kufizuara, kafshë shtëpiake, ky tren tashmë është i mbushur plot”, shkroi ai në Twitter. “Njerëzit kanë frikë se mund të jetë shansi i fundit për të ikur”.

Ndërkohë, vë në pah Al Jazeera, një autokolonë e madhe ushtarake ruse po shkon aktualisht drejt kryeqytetit, duke rritur frikën për një rritje të afërt të luftimeve atje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version