Milun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan është arrestuar sot në veri të Mitrovicës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot gjatë ditës se Policia ka arrestuar Milun Milenkoviqin, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale që “ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.
Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
I arrestuari, siç ka njoftuar ministri, është “Milun Milenkoviq- Llune, njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës e bandave kriminale”. /Telegrafi/