Telegrafi

Pamje nga momenti i arrestimit të dyshuarve për plagosjen në Prishtinë, përleshen edhe me policinë (Video)

Arrestimi i dy të dyshuarve si të përfshirë në plagosjen që ka ndodhur të hënën në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, nuk ka kaluar pa probleme.

Nga video – incizimet shihet se policët e kanë pasur problem menaxhimin e situatës. Të arrestuarit, ndonëse ishin nën pranga, u grushtuan edhe me policinë.

Pas intervenimit të forcave shtesë dhe rritjes së numrit të policëve në vendin e ngjarjes, është arritur që të arrestuarit të vihen nën kontroll.

Ndryshe, në orët e paradites Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur një person në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. /Telegrafi/