Site icon Telegrafi

Pamje nga lufta ajrore në Ukrainë, aeroplani ushtarak i Rusisë rrëzohet pas sulmit masiv

Ushtria e Ukrainës raportohet se ka rrëzuar të premten një aeroplan rus Su-25 mbi qytetin Maryinka.

Tashmë kanë dalë edhe pamjet që duket se tregojnë momentin e rrëzimit të këtij aeroplani, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Tanket ruse shpartallohen në mes të fushëbetejës

Në video, mund të shihet derisa dy aeroplanë po fluturonin me një distancë të afërt njëri pas tjetrit, derisa i dyti goditet dhe rrëzohet në tokë.

Videoja e rrëzimit të aeroplanit rus Su-25 është shpërndarë me të madhe në Twitter nga faqet ukrainas që raportojnë vazhdimisht për situatën në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version