Rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, ka mbajtur mbrëmë (e premte) koncertin madhështor “Alpha Show 2”.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) zhvilloi koncertin e dytë më të madh në karrierë, si vazhdim i edicionit të parë, që u mbajt gushtin e kaluar.
Me një sërë artistësh të ftuar për të performuar, 36 vjeçari ka mbledhur mijëra njerëz në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Në bazë të një videoje që ka shpërndarë në rrjete sociale, koncerti shihet se ka qenë i stërmbushur dhe me një atmosferë të jashtëzakonshme.
Reperi ndërkohë ka interpretuar hitet e tij më të mëdha, të cilat i ka realizuar ndër vitesh.
Ai tashmë shquhet si një yll i hip hop-it që numëron disa vite në estradën shqiptare.
“Ju dua shumë, vitin tjetër Alpha Show 3. Dhe ju faleminderit gjithë ju që ishit aty dhe gjithë ju që punuat me mua nga i pari te i fundit pa përjashtime”, kanë qenë fjalët e Noizyt pas përfundimit të koncertit. /Telegrafi/