Nora Istrefi do të vijë me projektin e saj më të ri.
Kënga e re e këngëtares do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, transmeton Telegrafi.
Gjersa ka xhiruar e veshur me një kostum të kuq që i vinte në pah një formë shumë të mirë trupore, e më pas me të zezë për skenën në të cilën kërcen një koreografi me balerinë, artistja është fotografuar nga anabel.
Kënga e re e Norës është ritmike, në zhanrin e pop-it ballkanik ndërsa teksti rrëfente një dashuri të humbur. ‘A e ke dit, a e ke dit sa t’kom dasht?’, thuhet në refren.
Ky videoklip që rikthen Norën pas një pauze në skenë është realizuar nga produksioni “Max Production”./Telegrafi/