Dyshja e famshme Genc Prelvukaj dhe Kaltrina Selimi së shpejti do të vijnë me projektin e tyre të ri.
“Nuk është njëjtë” titullohet kënga më e re, të cilën artistët do ta sjellin të realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar.
Në pamjet e zbuluara nga Telegrafi, shihet se i gjithë projekti dhe video është e fokusuar kryesisht rreth interpretimit.
Risia e kësaj kënge, e cila i përket zhanrit baladë, është se Gencin nuk do ta shohim si reper, por duke kënduar dhe brenda saj nuk ka asgjë sintetike.
Pjesë e këtij projekti, që është gjithçka 100% live, janë edhe instrumentistët Agron Peni-guitar, Festim Fana- violinë dhe Adorel Haxhiaj- cello.
Sipas artistëve projekti pritet të publikohet gjatë muajit nëntor. /Telegrafi/