Site icon Telegrafi

Pamje nga klipi i ri i Florianit (Foto)

Këngëtari simpatik Florian Beqiri ka realizuar projektin e tij më të ri.

Kënga e re e këngëtarit shkupjan është baladë për nënën dhe do të vijë e realizuar me videoklip.

Floriani për Telegrafin tha se xhirimet tashmë kanë përfunduar dhe pritet që brenda pak ditësh të jetë gati për publikim.

Duke zbuluar disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, artisi i ri u shpreh se ky projekt e sjell atë ndryshe nga që publiku është mësuar ta shoh deri më tani.

Kjo këngë solo vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm me Lindonin në këngën “Syn”, të cilën e sollën gjatë verës. /Telegrafi/



Exit mobile version