Telegrafi

Pamje nga droni, ukrainasit shkatërrojnë konvojin e mjeteve ushtarake ruse – i godasin me sistemin raketor amerikan MLRS

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin forcat speciale të ushtrisë ukrainase, që shkatërrojnë konvojin e mjeteve ushtarake të rusëve – duke i goditur me precizitet me sistem të avancuar raketor amerikan MLRS.

Trupat elitare të Ukrainës, pretendojnë se kanë goditur konvojin e ushtrisë ruse si dhe atë të kamionëve që transportonin municion, transmeton Telegrafi.

Komanda e forcave speciale të ushtrisë ukrainase, ka njoftuar se me sistemin e avancuar raketor MLRS në kombinim me një njësi të forcave komando SSO sulmuan konvojin.

Madje ata me krenari publikuan pamjet ku tregohet se si artileria ukrainase funksionon në fushëbetejë.

“Kemi shkatërruar armikun aty ku më së paku e ka pritur. Kemi goditur logjistikën, pikat e kontrollit dhe pajisjet që u nevojitën në fushëbetejë”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/