Site icon Telegrafi

Pamje nga beteja e ashpër në Kursk, ukrainasit futen në territorin rus me tanket amerikane Abrams dhe autoblindat Bradley

Videot e reja shfaqin tanket amerikane që i janë dhënë ukrainasve duke u futur në territorin rus Kursk, si pjesë e inkursionit ukrainas që ka hyrë në muajin e tretë.

Ishin pjesëtarët e Brigadës së 47-të të Motorizuar të ushtrisë ukrainase, që u futën me këto mjete luftarake brenda territorit rus – duke arritur të godasin pozicionet ruse me tanket amerikane Abrams si dhe me autoblinda Bradley.

Luftëtarët e Kievit kryen operacionin në rajonin ndërkufitar – duke shënjestruar pozicionet e rusëve me raketat amerikane anti-tank TOW, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit arritën të futen në Kursk në gusht të këtij viti, duke u konsideruar kështu arritja më e madhe që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo lëvizje befasoi edhe shumë ndërkombëtarë, përfshirë aleatët e ngushtë të Ukrainës – kurse rusët ishin shumë të ngadaltë për të parandaluar avancimin e shpejtë të ukrainasve. /Telegrafi/

Exit mobile version