Telegrafi

Pamje nga beteja e ashpër mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Kharkivit – tanku i trupave të Zelenskyt i reziston goditjes nga droni kamikaz

Kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve ukrainase, tregojnë betejën e ashpër që e kanë zhvilluar kundër trupave ruse në rajonin e Kharkivit.

Ukrainasit shihen se si kishin organizuar një sulm të mirëorganizuar me qëllim që të zmbrapsin rusët që po tentonin t’ia mësynin pozicioneve të tyre, transmeton Telegrafi.

Madje në një moment shihet se tanku ukrainas i reziston goditjes direkte të dronit kamikaz “Lancet” që shpërthen – por pa ndonjë efekt apo dëm të shkaktuar në makinerinë luftarake të ukrainasve.

Ata rigrupohen dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt pozicioneve të rusëve – duke i detyruar edhe të braktisin pajisjet.

Videoja është një dëshmi e qartë se me marrjen e armëve moderne nga vendet e perëndimit, ukrainasit kanë arritur me sukses të fitojnë shumë beteja në rajone të ndryshme.

E inkursioni në Kursk të Rusisë është një tregues tjetër, që ukrainasit nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa të detyrojnë Vladimir Putinin të tërheq trupat nga Ukraina. /Telegrafi/