Policia e Kosovës sot në orët e mëngjesit ka kryer bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT), ndërsa ka arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie, drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.
Po ashtu, policia ka marrë edhe disa dokumente brenda këtij institucioni si prova materiale.
Telegrafi ju sjell përmes pamjeve momente nga aksioni i Policisë si dhe futjen e materialeve në bagazhin e automjetit të Policisë së Kosovës nga hetuesit policorë.
Ndryshe, në kuadër të këtij aksioni Policia e Kosovës ka kryer bastisje edhe në shtëpinë dhe restorantin e Ridvan Muharremit, i dyshuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës, i cili po ashtu është arrestuar.
Ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës. /Telegrafi/