Brigada e 3-të Sulmuese e Ukrainës publikoi një video të mërkurën, ku thuhej tregonte ushtarët e saj duke sulmuar pozicionet ruse pranë Bakhmutit.
Data dhe vendndodhja e pamjeve nuk u verifikuan në mënyrë të pavarur, transmeton Telegrafi.
Ukraina raportoi avancime në rritje në kundërofensivën e saj kundër forcave ruse të mërkurën në atë që i përshkroi si luftime “jashtëzakonisht të ashpra”.
Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se veprimet ukrainase kishin sukses “të pjesshëm”.
Të martën (13 qershor), trupat ukrainase kishin avancuar 200-500 metra në zona të ndryshme pranë qytetit kryesisht të shkatërruar lindor të Bakhmutit, tha Maliar. /Telegrafi/