Telegrafi

Pamje nga aksioni i policisë ku dyshohet se mbeti i vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion me qëllimin për t’i arrestuar grabitësit, të cilët ditë më parë të armatosur grabitën një argjendari në Suharekë.

Burimet e RTV Dukagjini bëjnë të ditur se njëri nga grabitësit ka mbetur i vrarë gjatë aksionit policor. Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Lexo po ashtu Operacion policor në Prishtinë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Gjatë këtij aksioni, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një zyrtar policor, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin se janë përfshirë në këtë grabitjen të armatosur.

Në media po raportohet se operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione; në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë. /Telegrafi/

/>