Associated Press ka arritur të sigurojë një video ekskluzive të filmuar nga droni, të asaj që ka mbetur nga qyteti Chasiv Yar në rajonin e Donetskut.
Ky qytet është nën sulme të vazhdueshme dhe rusët tentojnë ta marrin nën kontroll, transmeton Telegrafi.
Pamjet shfaqin Chasiv Yarin – ku fushat e gjelbra dhe malet tani ngjajnë me pamjet apokaliptike.
Masa e shkatërrimit është aq e madhe, sa që nuk ka mbetur pothuajse asgjë në të ngjashëm me Bakhmutin dhe Avdiivkan.
Madje as një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar qoftë plotësisht apo pjesërisht – e shtëpitë dhe zyrat e qytetit që dikur kishte 12 mijë banorë – tani janë rrënoja.
Më 14 prill, Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave ukrainase pati thënë se Rusia ka përqendruar përpjekjet e saj për ta thyer vijën mbrojtëse të ukrainasve në perëndim të Bakhmutit – me qëllim që ta fut nën kontroll Chasiv Yarin dhe të krijojë kushte më të favorshmer për avancim të mëtutjeshëm në Kramatorsk. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hdfBaZQgOQM&ab_channel=AssociatedPress