Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Imazhet satelitore të publikuara së fundmi tregojnë tre aeroplanë rusë të shkatërruar nga sulmet e ukrainasve dhe ndërtesa të dëmtuara në bazën ajrore Belbek të Sevastopolit.

Në pamjet e marra nga kompania amerikane e imazheve satelitore, BlackSky, si dhe kompania e teknologjisë hapësinore, Maxar, shihen dy aeroplanë të djegur në linjën kryesore në Belbek, dhe një të tretë të parkuar.

Gjithashtu, aty shihet edhe një ndërtesë pranë e shkatërruar dhe me dëme të konsiderueshme, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Siç raportohet, sulmi është hera e dytë që Belbek vihet në shënjestër të ukrainasve gjatë 48 orëve të fundit.

Kur u pyet në lidhje me një sulm të mundshëm ukrainas në Belbek, Dmytro Pletenchuk, zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës për jug, tha: “Ne nuk mund të shpalosim asnjë detaj në këtë moment, sepse nuk ka informacione të verifikuara”.

Ndryshe, nga sulmi masiv me dronë ukrainas në Krime, Sevastopoli ka mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version