Telegrafi

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Dhjetëra ushtarë ukrainas ia kishin mësyrë llogoreve ruse, sipas pamjeve të shpërndara gjerësisht në rrjetin social Twitter.

Ushtarët ukrainas të cilët sipas videos, erdhën me së paku dy tanke, i kishin rrethuar llogoret e forcave kundërshtare, transmeton Telegrafi.

Ata ishin të pajisur me armë dhe po ecnin ngadalë drejt llogoreve për t’i qëlluar më pas ushtarët rusë me armë dhe me predha.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet dhe kur, por ushtria ukrainase thuhet se ka nisur tanimë kundërofensivën e saj të shumëpritur. Videoja në fjalë nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.