Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në Mitrovicë, si pasojë një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:10 afër lagjes “Agim Hajrizi” .
Sipas dëshmitarëve, i plagosuri është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja e tij.
Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë Avni Zahiti, i cili ka thënë se policia ka arrestuar një person të dyshuar.
“Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur, një person i dyshuar është arrestuar, policia po zhvillon hetime lidhur me rastin”, ka thënë Zahiti
Ndërkaq zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj, ka thënë se viktima ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.
E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. /Telegrafi/