Site icon Telegrafi

“Palestra më mbyti mua”, Rita Ora shfaqet duke pirë një pije proteinë pas disa ushtrimeve intensive

Ajo së fundmi iu bashkua prezantueses Davina McCall për një stërvitje intensive.

Dhe të martën, Rita Ora , 30 vjeçe, dha një pasqyrë të mëtejshme për rutinën e saj të palestrës gjersa po përgatiste një proteinë ‘shake’ pas stërvitjes.

Ylli ndau një video në InstaStory teksa shihej duke tundur pijen me atë që tha: “Palestra me të vërtetë po më mbyt mua”.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Ajo vazhdoi: “Çdo ditë para xhirimeve duhet ta rregulloni trupin tuaj në mënyrë që të performoni sa më mirë”.

Krijuesja e hitit “Anywhere” u shfaq në një veshje sportive me flokë të kapura nën një kapele portokalli të kombinuar me të bardhë.

Lexo po ashtu Publikohet lista me këngëtarët më të pasur britanikë për vitin 2021: Dua Lipa e teta, Rita Ora e 13-ta

Si në të shumtën e rasteve, ylli nga Kosova u shfaq tërësisht pa makijazh e me një pamje të freskët.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Përpara videos, Ora publikoi një sërë imazhesh në Instagram me të njëjtën kapelë e me një triko në formë ‘emoji’ të buzëqeshjes.

Rita ndërkaq është shumë e përkushtuar ndaj palestrës dhe përkundër angazhimeve nuk ndalet asnjëherë.

Ajo po vazhdon edhe punën për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram)
Exit mobile version