Izraeli ka përfunduar një hetim për rastin e një ish oficere të policisë që qëlloi një palestinez të paarmatosur në shpinë me një plumb gome.
Incidenti, i cili ndodhi më shumë se një vit më parë, u ripublikua gjatë fundjavës kur një kanal televiziv vendas transmetoi pamjet e rrjedhura të tij.
Sipas Channel 13 News, raportim të cilin e kanë përcjellë edhe mediume prestigjioze si The Guardian, raportoi se burri ishte ndalur ndërsa u përpoq të hynte në Izrael nga Bregu Perëndimor i okupuar, përcjell Telegrafi.
Në atë që duket se është një video e një kamere telefoni, e publikuar të shtunën në mbrëmje, burri i paidentifikuar shihet se si urdhërohet nga një oficer femër policie kufitare për t’u larguar.
Ai menjëherë largohet nëpër një rrugë të zbrazët me duart lart ndërsa oficerët e tjerë izraelitë i bërtasin “Shko!” në arabisht.
הערב במהדורת השבת ב- @newsisrael13 נביא תיעוד בלעדי של אחד מלוחמי מג"ב מבצע ירי בכדור ספוג לעבר פלסטיני שלא מהווה סכנה וידיו באוויר
הפלסטיני שרצה להיכנס לישראל הורחק בידי לוחמי מג"ב ובעודו חוזר לשטחים נורה בגבו ללא כל סיבה ונפצע pic.twitter.com/11A4CrEDhz
— yishai porat (@yishaiporat) November 2, 2019
Pothuajse 20 sekonda më vonë ai është qëlluar në shpinë, dhe ai ulërin në dhimbje ndërsa rrëzohet. Oficerët pastaj kthehen dhe largohen.
Raporti i Channel 13 citon policinë të thoshte se burri nuk u lëndua seriozisht.
Policia shpesh përdor plumba të tillë si një mjet për të shpërndarë protestat.
Megjithëse përshkruhet si jo vdekjeprurëse, municionet mund të vrasin nëse qëllojnë në kokë.
Ndërkohë Ministria e Drejtësisë e Izraelit tha të dielën se kishte mbajtur katër seanca dëgjimore për rastin por nuk ka bërë të ditur se kur do të njoftonte vendimin e saj nëse do të ngrejë akuza.
Ndërsa policia ka thënë se gruaja ishte larguar nga detyra sapo u zbulua incidenti. /Telegrafi/