Telegrafi

Palestinezët u kërkojnë vendeve të “shqyrtojnë ndërprerjen e fondeve ndaj UNRWA-s, thonë se Izraeli po nxit “fushatën kundrejt tyre”

Ministria e Jashtme palestinez u ka kërkuar vendeve që kanë ndërprerë financimin e agjencisë UNRWA të “rishqyrtojnë veprimet e tyre”.

Në një deklaratë në rrjetin social X, ministria akuzoi Izraelin për nxitjen e një “fushate të paramenduar” kundër UNRWA-s, transmeton Telegrafi.

Ministria palestineze gjithashtu potencoi se vendet që pezulluan donacionet ndërmorën veprime ende pa u përfunduar hetimet.

Lexo po ashtu Çfarë është UNRWA-ja dhe sa financohet organizata?

SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Italia dhe Finlanda tërhoqën fondet e tyre ndaj organizatës UNRWA pas dyshimeve se një grup i vogël i stafit mori pjesë në sulmet e Hamasit më 7 tetor.

Çfarë është UNRWA-ja?

Akronimi UNRWA i referohet Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për refugjatët palestinez

Misioni i saj që filloi nga viti 1950 ka për qëllim të ndihmojë refugjatët në Gaza dhe Bregun Perëndimor, si dhe në Jordani, Liban dhe Siri.

Lexo po ashtu Dyshohet se punonjësit morën pjesë në sulmet e Hamasit, shumë vende pezullojnë fondet për një agjenci të OKB-së për palestinezët

Agjencia punëson 30 mijë persona, shumë prej të cilëve janë vetë refugjatë. Shërbimet e tij përfshijnë ofrimin e arsimit dhe shëndetësisë si dhe ndihmën emergjente.

Organizata ka ofruar mbështetje shumë të nevojshme për palestinezët gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë strehimin e mijëra palestinezëve të zhvendosur në të gjithë rajonin, duke iu ofruar gjithashtu edhe ndihma. /Telegrafi/