Kompanitë e sigurimeve mbulojnë shpenzimet e dëmtimeve të ndryshme në veturë, por jo edhe derdhjen e ngjyrës brenda.
Kjo i ka ndodhur një shoferi të paemëruar, që kishte lënë një kavanoz me ngjyrë të bardhë në pjesën e pasme të veturës luksoze.
Duke dashur t’i shmanget shtypjes së një qeni, kavanozi është hedhur në ajër dhe ka bërë pis tërë pjesën e brendshme të veturës, transmeton Telegrafi.
Pronari i Maseratit ka kërkuar kompensim nga kompania e sigurimeve, por në polisën e sigurimit nuk figuron ndonjë mbulim i tillë i shpenzimeve. /Telegrafi/