Telegrafi

Pakëz relaks, Dua publikon një video ku shfaqet me bikini brenda një pishine

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Pas koncertit madhështor në Prishtinë dhe Festivalit të suksesshëm Sunny Hill, Dua Lipa ka vazhduar me agjendën e saj.

Të dielën mbrëma, ajo ka mbajtur një koncert të madh në Budapest të Hungarisë, përpara dhjetëra mijëra fansave, në kuadër të Festivalit SZIGET.

Ndërsa të hënën është lajmëruar nga Turqia, më saktësisht nga Antalya.

Lexo po ashtu Lajmet për DUAN

22-vjeçarja e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet vetëm me bikini brenda një pishine.

Nuk ka dyshim se pas ditëve të ngarkuara, këngëtarja meriton pakëz relaks.

Dua ishte ylli kryesor i Festivalit Sunny Hill që u mbajt për tri ditë në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Ylli i muzikës pop performoi në natën e parë (10 gusht) duke u lënë më pas vend yjeve tjera, si Action Bronson, Stanaj, G4shi, Martin Garrix dhe shumë këngëtarëve vendorë. /Telegrafi/