Rusia ka shkarkuar një komandant për një “sulm të ashpër” ndaj ushtrisë së saj më të lartë, gjë që i bëri jehonë fjalëve të Yevgeny Prigozhinit para rebelimit të grupit mercenar Wagner.
Gjeneral-majori, Ivan Popov akuzoi ministrinë ruse të mbrojtjes se “i preu kokën ushtrisë në momentin më të vështirë dhe intensiv”, raporton skynews.
Komentet e ushtarakut tërheqin vëmendjen për “pakënaqësinë serioze që shumë oficerë ka të ngjarë të kenë ndaj udhëheqjes së lartë ushtarake”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
“Ankesat i bëjnë jehonë kryesisht atyre të bëra nga pronari i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin përpara kryengritjes së qershorit të vitit 2023”, tha ai.
“Kritika e drejtpërdrejtë nga vartësit ka të ngjarë të bëhet një problem në rritje për ministrin e mbrojtjes Sergey Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm gjeneral Gerasimov”, shtoi ministria.
Ndryshe, Prigozhin disa herë ka kritikuar zyrtarët ushtarakë rusë për bojkotimin që po u bënë ushtria trupave të Wagnerit. /Telegrafi/