Reperi i njohur Capital T ka sjell këngën e re, ashtu siç kishte paralajmëruar para pak ditësh për fansat.
“I pakapshëm” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar në melodi dhe tekst nga vet reperi.
Ndërsa incizimi është kryer në studion e tij, Authentic Entertainment.
Kënga është publikuar në YouTube me një video të veçantë, të punuar me animacione.
Për anën vizuale të këtij projekti u kujdesën Elena Kelmendi, BoulevardFilms, dhe vet Capital T.
Ndryshe, “I pakapshëm” është vetëm njëri nga projektet e reperit për këtë fillim vit, pasi në 2018-n, ai ka paralajmëruar se do të jetë shumë aktiv me këngë të reja. /Telegrafi/