Sot (e hënë) në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbahet premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, me protagonistë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Kur kanë mbetur pak orë para mbrëmjes së shumëpritur, aktorja protagoniste Olta ka reaguar me një postim në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ditën e sotme e ka konsideruar festë, ndërsa ka falënderuar bashkëpunëtorët e këtij projekti duke e konsideruar si një nga më të bukurit në karrierën e saj filmike.
Duke ndarë një video nga prapaskenat e shesh-xhirimit, Gixhari tha se ndihet krenare që ishte pjesë e një projekti të tillë.
Më poshtë postimi i plotë i Olta Gixharit:
Sot është festë
Ka ngado ngjyra, prozhektor, shkëlqim, xixa.
Dhe pas tyre ka gjithmonë njerëz, njerëz të palodhur. Njerëz që e duan punën dhe duan të krijojnë gjëra të bukura. Njerëz te cilëve u jam falënderuese që së pari më bën pjesë të këtij projekti dhe së dyti që së bashku me mua e shndërruam në një nga më të bukurit e karrierës time. Faleminderit
Sot Top Channel Albania nis një faqe te re dhe me krenari do të them UNË ISHA. Faleminderit që besuat tek unë!
Një përqafim shumë të madh për të gjithë kolegët e mi në film! Suksese dhe qëllofshim
“.. dashuria është përgjigjja.” Shijojeni filmin!
/Telegrafi/