Site icon Telegrafi

Pak orë para zyrtarizimit te Fenerbahce, Ozil me një deklaratë emocionuese: Falënderojë Zotin që mund ta përfaqësojë këtë klub

Foto:Telegrafi/Photoshop

Mesut Ozil pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizohet si lojtar i ri i Fenerbahces.

Mesfushori turko-gjerman do të largohet nga Arsenali pasi ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Për gjermanin kishte oferta të shumta si nga Evropa ashtu edhe nga Amerika e Kina, por ai vendosi t’i bashkohet gjiganti turk Fenerbahce.

Zyrtarizimi i lojtarit te Fenerbahce pritet të bëhet gjatë orëve të mbrëmjes.

Vet Ozil ka dhënë një deklaratë emocionuese që do të luaj për Fenerbahcen, pasi ai shpesh herë ka deklaruar se është tifozë me klubin nga Stambolli.

“Unë do të vij sonte me familjen time në Stamboll. Falënderojë Zotin që më dha mundësinë të përfaqësoj këtë klub”.

“Do ta vesh me krenari të madhe fanellën e Fenerbahces”, tha shkurtimisht Ozil për televizionin turk.

32-vjeçari largohet nga Arsenali pas shtatë viteve e gjysmë të kaluara në Londër.

Ai ka luajtur në 254 ndeshje zyrtare për Topçinjtë ku ka shënuar 44 gola dhe ka bërë 77 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version