Site icon Telegrafi

Pak orë para prezantimit të Draft-Statutit të Asociacionit, drejtori i FES i shkon në takim LVV-së

Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, sekretari organizativ, Alim Rama dhe sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare, Hajrulla Çeku kanë pritur të hënën në takim drejtorin e FES për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, René Schlee, me të cilin biseduan edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe .

Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të LVV-së, bëhet e ditur se kjo parti është kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike.

“Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LVV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”, thuhet një njoftim.

Po ashtu nga LVV thonë se Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese.

Lexo po ashtu FES propozon një Draft-statut për Asociacionin, duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës (dokument)

“Po ashtu, ftuam FES, që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim të LVV-së.

Ndryshe, të hënën pritet që FES-i të bëjë prezantimin e një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version