Emmanuel Fabian, reporter i luftës në Times of Israel, ka publikuar në mëngjes videon më të re të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), ku shihen operacionet dhe goditjet e tyre të fundit në Rripin e Gazës.
Në fillim të videos që u publikua në rrjetin social X (ish-Twitter), shihet sesi ushtarët izraelitë lëvizin nëpër pjesën e shkatërruar të qytetit, transmeton Telegrafi.
“Marina ka kryer sulme mbi Hamasit përgjatë brigjeve, përfshirë ndërtesat kolektive nga të cilat snajperistët e Hamasit kanë hapur zjarr mbi forcat tokësore”, thuhet në postim.
Në të shihet sesi Brigada e 7-të kishte kryer shumë sulme ajrore gjatë mbrëmjes së kaluar në Rripin e Gazës. Cak ishin pozicionet e Hamasit, nga të cilat është hapur zjarr ndaj trupave të IDF-së.
Raportohet se pjesëtarët e këmbësorisë nga Brigada Givati u futën në Sheik Za’id në afërsi të Jabalisë, dhe shkatërruan një objekt që e shfrytëzonte Hamasi. /Telegrafi/
IDF provides a wrap of recent operations and strikes in the Gaza Strip.
It says the 7th Armored Brigade directed a number of airstrikes in the Gaza Strip overnight, against Hamas sites from which gunfire was directed at troops.
Troops of the Givati Infantry Brigade, meanwhile,… pic.twitter.com/M499gSHbTk
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 22, 2023