Telegrafi

Pak orë para ditëlindjes së saj të 31-të, Vera e uron Rita Orën me një video të rrallë nga fëmijëria e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditëlindjen e saj të 31-të më 26 nëntyor.

Vetëm pak orë para se kjo datë të prekte, artistja e famshme mori një urim nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora.

Kjo e fundit publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video të kahmotshme, të realizuar në fëmijërinë e këngëtares.

Vera Ora dhe Rita Ora (Foto: Vera Ora/Instagram)

Në video mund të shihet se si nënë e bijë vallëzojnë të lumtura së bashku, gjersa vërehet qartë karakteri energjik i Ritës.

“Rita Ora urime ditëlindjen, bebja ime, kështu jemi ne duke vallëzuar dhe bërë shumë qejf përderisa ti po hyje në botën tënde magjike të së ardhmes! Të dua përgjithmonë mbretëresha ime e vallëzimit, Elena Ora, O Zot i madh të shikoj ti regjisoren e vogël prapa kamerës”, ka shkruar ndër të tjerash Vera në mbishkrimin e videos.

Lexo po ashtu Albumi "Phoenix" i Rita Orës është dëgjuar mbi 4.3 miliardë herë globalisht

Rita e feston 31-vjetorin e lindjes me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në muzikë, film dhe modeling.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, gjersa ka qenë vetëm një vjeçare kur familja e saj u shpërngulën në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram