Site icon Telegrafi

Pak orë nga finalja e madhe – Xhuli Nura premtoi 150 mijë euro për ‘shoqatën e grave’ dhe pushim falas për banorët nëse e fiton Big Brotherin

Modelja nga Drenica, Xhuli Nura, ka arritur plot 100 ditë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ajo është në mesin e pesë finalistëve përfshirë këtu: Stresin, Artanin, Vedatin dhe Mbresën.

Që kur ka hyrë brenda, ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar për shkak të debateve, lojërave e strategjisë në këtë format.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja e njohur madje vazhdimisht ka folur edhe për gratë, kauzën që përfaqëson duke e cilësuar si qëllimin e vetëm për të cilin është futur në këtë ‘reality show’, e shumë shpesh ka dhënë edhe mesazhe për të kaluar çfarëdo sfide që përballen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhuli Nura

Meqenëse ka kaluar një kohë e gjatë që nga fillimi i spektaklit, Xhuli ishte ndër banorët e vetme që ka qenë gjatë gjithë kohës në formë, duke zhvilluar biseda të ndryshme e duke iu përshtatur situatave brenda.

Foto: Screenshot/Instagram

Xhuli ditë më parë po ashtu mori vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë kur u pyet se çfarë do të bëjë me paratë nëse e fiton spektaklin.

Ajo ka vënë në dukje se 40 mijë do të shkojnë për finalistët, 150 mijë për shoqatën e grave dhe me 10 mijë të tjera do t’i çojë në pushime banorët.

Ky u konsiderua një gjest shumë i mirë nga të gjithë, e gjithashtu edhe nga konkurrentët që ishin prezentë.

Veç tjerash, Xhuli ka fituar popullaritet të madh jashtë si një grua e fortë dhe me synime të qarta. /Telegrafi/

Exit mobile version