Gra dhe fëmijët shihen në strehimoren e teatrit, pak ditë para se të bombardohet teatri.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin fëmijët duke luajtur dhe gratë duke bartur foshnjat në teatrin e Mariupolit, i përdorur si strehimore nga qytetarët të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë, transmeton Telegrafi.
Mbrëmë, teatri u godit nga raketat e aeroplanëve rusë – pavarësisht se fjala “fëmijë” ishte shkruar në oborrin e teatrit për t’i treguar pilotëve se brenda ka civilë (kryesisht fëmijë).
Megjithatë nuk dihet nëse ndonjë person ka humbur jetën apo lënduar në këtë sulm, por qindra besohet të kenë qenë brenda objektit në momentin kur ka ndodhur bombardimi. /Telegrafi/
This is what the Mariupol theater looked like a few days ago. You can estimate the number of people who were sheltering there after losing their homes. Mostly women and children. #SaveMariupol pic.twitter.com/uqZsYkbnbV
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) March 16, 2022