Telegrafi

Pajtohen Stresi dhe Noizy, së shpejti bashkëpunim?

Duket se dy reperët “armiq” të Shqipërisë, Noizy dhe Stresi, i kanë qetësuar gjakrat dhe kanë rregulluar raportet.

Dyshja kanë kaluar vite të tëra në një ‘luftë’ të ashpër mes tyre, por më në fund ka ardhur edhe momenti i paqes, transmeton Balkanweb.

Si Noizy, ashtu edhe Stresi, duket se kanë hequr dorë nga këngët e mbushura me ofendime drejtuar njëri ­ tjetrit.

Ditët e fundit Stresi ka dhënë një intervistë, ku nuk ka ngurruar të flasë edhe për rivalin e tij. Për Noizy­n, Arkimed Lushaj u shpreh se ‘djali ka talent, mos me ja hup’.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e këtij pajtimi mes dy ‘ish-armiqve’. Ndoshta Stresi është bërë më i ndjeshëm teksa ka kaluar më shumë se tre muaj në arrati, ose të dy po planifikojnë një bashkëpunim, për të marrë më shumë vëmendje nga publiku. /BW/