Telegrafi

I pajisur mirë dhe i kamufluar, snajperisti ukrainas niset drejt caqeve dhe vret ushtarët rusë në Bakhmut

Disa pamje të publikuara në internet tregojnë aksionin e një snajperisti ukrainas i cili vret trupa të rusëve pranë Bakhmutit, aty ku janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme që kur ka filluar lufta.

Videoja nis me snajperistin i cili veçse kishte veshur rrobat kamufluese dhe ishte i pajisur mirë për t’u nisur drejt caqeve, ai ishte i shoqëruar edhe me kolegë të tij, transmeton Telegrafi.

Pamjet vlerësohet se u publikuan nga brigada e tretë sulmuese ukrainase.

Derisa mbërriti me të tjerët në pozicionet e tyre, snajperisti ukrainas bëri gati armën me rreze të gjatë për të gjuajtur drejt trupave të forcave kundërshtare.

Sipas pamjeve, ai vret së paku pesë ushtarë të forcave ruse. Nuk dihet nëse në video ishte një aksion i vetëm brenda një nate, apo kolazhe të aksioneve të shumta.

Lexo po ashtu "Mund të fshiheni nga artileria, por jo nga snajperi", çfarë dihet për "Fantazmat e Bakhmutit", ekipi prej 20 snajperistësh që po terrorizon rusët

Ndryshe, në periferitë e Bakhmutit, kanë operuar për gjashtë muajt e fundit snajperistët ukrainas të njohur ndryshe edhe si “Fantazamt e Bakhmutit”, por që mbetet e paqartë nëse snajperisti në video i përket njësisë së tyre. /Telegrafi/