Telegrafi

Pagoi në internet tremijë euro për një laptop, në shtëpi i arriti një shtupë pastrimi (Foto)

Aaron Gander nga Wolverhampton i West Midlandsit, kishte paguar tremijë euro për një laptop të ri që do ta përdorte për video-lojëra.

Por, 24-vjeçari ka mbetur i shqetësuar kur hapi kutinë dhe gjeti një shtupë për pastrim dhe jo kompjuterin që porositi, transmeton Telegrafi.

Gander me shtupë

“Ishte pako shumë e lehtë dhe që në fillim,vërejta se diçka nuk është në rregull. Malli ka mundur të jetë ndryshuar nga postieri”, ka thënë Gander lidhur me rastin.

Postieri që i solli pakon

Përmes kamerave të sigurisë, po kërkohet të identifikohet punonjësi i postës që ia solli në shtëpi, pasi kompania që e dërgoi thotë se e ka nisur pajisjen teknologjike. /Telegrafi/