Site icon Telegrafi

Pagat në Serie A: Shpenzimet e klubeve dhe lojtarët më të paguar

Kush është skuadra që paguan më shumë në Serie A për lojtarët? Kush është lojtari që fiton më shumë dhe ai që fiton më pak?

Klubet shpenzojnë për blerjet e tyre, por edhe për pagat e futbollistëve.

Klubi që dominon në çdo aspekt është Juventusi. Madje Zonja e Vjetër paguan dyfishin e asaj që paguajnë rivalët.


Renditja sipas klubeve

1. Juventus (139,9 mln euro); 2. Milan (58,65 mln); 3. Inter (57,1 mln); 4. Napoli (54,78 mln); 5. Roma (53,25 mln); 6. Lazio (32,85 mln); 7. Torino (24,15 mln); 8. Fiorentina (23,4 mln); 9. Genoa (20,43 mln); 10. Cagliari (19,95 mln):11. Sassuolo (18,2 mln); 12. Bologna (18,09 mln); 13. Sampdoria (16,65 mln); 14. Atalanta (15,85 mln); 15. Parma (15,22 mln); 16. Spal (12,9 mln); 17. Udinese (12,86 mln); 18. Verona (11,42 mln); 19. Brescia (10,41 mln); 20. Lecce (9,78 mln).


Kjo superfuqi ekonomike e Juventus-it duket qartë edhe në renditjen e lojtarëve më të paguar të Serisë A 2019-20.

Kështu, nuk është një rastësi që pjesa më e madhe e futbollistëve më të paguar të kampionatit italian janë bardhezinj.

Kjo listë kryesohet nga Cristiano Ronaldo, i cili fiton 31 milionë euro në sezon. Ai paguhet trefishë më shumë se lojtari që e përcjel, e që është Ronelu Lukaku.


Lojtarët më të paguar

1. Cristiano Ronaldo (Juventus – 31 mln euro);
2. Romelu Lukaku (Inter – 8,5 mln);
3. Matthijs de Ligt (Juventus – 7,5 mln),
4.Gonzalo Higuain (Juventus – 7,5 mln);
5. Adrien Rabiot (Juventus – 7 mln),
6.Aaron Ramsey (Juventus – 7 mln),
7.Paulo Dybala (Juventus – 7 mln);
8. Miralem Pjanic (Juventus – 6,5 mln).
9. Gianluigi Donnarumma (Milan – 6 mln),
10.Kalidou Koulibaly (Napoli – 6 mln),
11.Douglas Costa (Juventus – 6 mln);
12. Leonardo Bonucci (Juventus – 5,5 mln);
13. Mario Mandzukic (Juventus – 5 mln),
14.Alex Sandro (Juventus – 5 mln),
15.Alexis Sanchez (Inter – 5 mln)*.
16. Lorenzo Insigne (Napoli – 4,6 mln);
17. Hirving Lozano (Napoli – 4,5 mln),
18.Edin Dzeko (Roma – 4,5 mln),
19.Radja Nainggolan (Cagliari/Inter – 4,5 mln),
20.Diego Godin (Inter – 4,5 mln);
21. Kostas Manolas (Napoli – 4,3 mln);
22. Dries Mertens (Napoli – 4 mln),
23.Franck Ribery (Fiorentina – 4 mln),
24.Sami Khedira (Juventus – 4 mln),
25.Giorgio Chiellini (Juventus – 4 mln),
26.Juan Cuadrado (Juventus – 4 mln),
27.Blaise Matuidi (Juventus – 4 mln),
28.Wojciech Szczesny (Juventus – 4 mln).
(*Llogaritet vetëm rroga që i paguan Inter-i)


Lojtarët më pak të paguar të Serisë A në edicionin 2019/2020

Edgaras Dubickas, 21 vjeç, sulmuesi i dytë lituan i Lecce-s, është futbollisti më pak i paguar i këtij sezoni të Serisë A.

Rroga e tij është 20 mijë euro, e njëjtë me atë të shokut të tij të skuadrës, Gianmarco Chironi (portier).

Serie A ka këtë vit rritje sa i përket çdo aspekti, sidomos me ardhjen e disa yjve. /Telegrafi/


 

Exit mobile version