Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kurti është pyetur në lidhje më nisjen e këtyre hetimeve, ku tha se nuk ndërhyjnë në punën e institucioneve të drejtësisë.
Siç sqaroi Kurti, pushtetet në Republikën e Kosovës janë të ndara dhe hetimet e hapura nga AKK-ja, janë detyrë e prokurorisë e gjyqësorit.
“Sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi në Republikën e Kosovës, ne jemi shtet demokratik ku janë të ndara pushtetet dhe rrjedhimisht në shkeljet eventuale të ligjit e kushtetutës në Kosovë, nuk ndërhynë Qeveria. Kjo është detyrë që e zbaton prokuroria, gjyqësori dhe mekanizmat tjerë zbatues”, tha Kurti para medieve.
Kurti po ashtu tha se nuk ka kontakte me kandidatët e mundshëm për kryeprokurorë të shtetit.
“Nuk zhvilloj bisedime me kandidatët që mund të jenë për kryeprokuror. Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejt të kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë e të fitojnë. /Telegrafi/