Franck Kessie është në prag të bashkimit me Barcelonën si lojtar i lirë dhe tashmë janë zbuluar detajet e kontratës së mesfushorit nga Bregu i Fildishtë për kalimin e tij në Camp Nou.
Kessie nuk do të zgjasë kontratën e tij që skadon me Milanin duke u bashkuar me katalanasit në një transferim i lirë në muajin korrik.
Ai është lojtari i tretë i Milanit që largohet nga San Siro në fund të kontratës së tij në vitet e fundit pas Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.
Raportime të shumta në Itali dhe Spanjë pohojnë se Kessie tashmë ka vendosur të veshë fanellën e Blaugranave nga sezoni 2022/2023.
Sipas gazetës Sport, mesfushori qendror ka pranuar një ofertë të ngjashme me atë të Milanit disa muaj më parë.
#FCB ??
✅ El centrocampista no renovará con el AC Milan y se convertirá en nuevo futbolista del Barçahttps://t.co/bXdELWmbU9
— Diario SPORT (@sport) March 16, 2022
Kessie do të fitojë 6.5 milionë euro në vit në Spanjë për katër sezonet e ardhshme, po aq sa kishte ofruar Milani për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Ajo që ka zhvendosur ekuilibrat në favor të Barcelonës thuhet se është ndoshta propozimi për agjentin e lojtarit.
Sipas Il Corriere della Sera, përfaqësuesi i Kessiet, George Atangana do të fitojë deri në 10 milionë euro nga kalimi i klientit të tij në Spanjë.
Kessie ka refuzuar ofertat nga Liga Premier dhe, sipas raportimeve, ai u bind t’i bashkohej katalunasve nga trajneri i tyre Xaxi, i cili së fundmi ka folur me të. /Telegrafi/