Site icon Telegrafi

Pacolli tregon për takimet që zhvilluan sot me Vetëvendosjen

Kryetari i AKR-së dhe deputeti i LAA Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka sqaruar takimet e sotme që kanë pasur me drejtues të VV-ë, LDK-së dhe Alternativës.

Pacolli thotë se është biseduar për hapat e radhës për zhbllokim të situatës së krijuar pas seancës së djeshme ku nuk u arrit që të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Postimi i Pacollit:

Për atë çfarë ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, sot në mesditë mbajtëm një takim me drejtuesit e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda. Ne mesditë, ne të Akr dhe Alternativës zhvilluam një takim edhe me udhëheqësit e VV-së, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu. Në takim diskutuam për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës. U bisedua për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve të Kosovës. Në orët e pasditës u takuam edhe me Kryetarin e Ldk, Kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa. Në këtë takim partitë e koalicionit LAA caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV për harmonizimin e qendrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhëshme.

Exit mobile version