Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të eurodeputetes gjermane njëherësh raportuese për Kosovën në Parlamentin Ervropian, Viola von Cramon.
Cramon përmes një postimi në Twitter mbështeti protestën e zhurmshme që u bë mbrëmë nga qytetarët e Kosovës si revoltë ndaj situatës politike.
Eurodeputetja shkroi: “Shumë mirë. Njerëzit në mënyrë kreative dhe të civilizuar kanë alarmuare atë që unë e kam quajtur grusht shtet. Me shpresë se LDK do të reflektojë”
Lidhur me këtë Pacolli ka reaguar duke thënë se është i zemëruar sesi deputetja po përhap lajme të rrejshme dhe panik.
Appalled how EU MP @ViolavonCramon spreads fake-news & panic and calls a democratic & constitutional recognized procedure as coup d’etat. #Kosovo needs a gov that serves the citizens during the Covid crisis & safeguards the rel w/ US. AKR will support the vote for the good of ppl https://t.co/lfK3UVgo1V
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) March 20, 2020
“I zemëruar sesi deputetja e BE-së, Viola von Cramon po përhap lajme të rrejshme dhe panik dhe procedurat demokratike dhe kushtetuese i quan si grusht shtet. Kosova ka nevojë për një qeveri që u shërben qytetarëve gjatë krizës së coronavirusit dhe ruan relacionin me SHBA-të. AKR do të mbështesë votën për të mirën e popullit”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
Ndryshe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta heq taksën ndaj Serbisë, ta kthej Agim Veliun në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe t’i kërkojë falje LDK-së, në mënyrë që të vazhdojë koalicioni qeverisës në këtë betejë që është vendi./Telegrafi/