Telegrafi

Pacolli: Për marrëveshje ekonomike me Serbinë kam folur para 13 vitesh

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të lidhin një lloj marrëveshje ekonomike edhe kjo është diçka për të cilën ai tha se ka folur mbi 13 vjet më parë.

Sipas Pacollit, është pozitiv fakti se takimi i një delegacioni nga Kosova dhe një tjetri nga Serbia po zhvillohet në Uashington.

Ai tha se Koaova kurrë nuk ka humbur, kur SHBA-të kanë qenë të përfshirë në negociata.

“Se Kosova dhe Serbia duhet të lidhin një lloj marrëveshje ekonomike është diçka për të cilën kam folur mbi 13 vjet më parë. Fakti që takimi po zhvillohet në Uashington është pozitiv. Kosova kurrë nuk ka humbur në përfshirjen e SHBA-ve, të cilët janë edhe aleati ynë kryesor. Nëse krahasojmë administratën Trump me administratën e mëparshme, fokusi për Kosovën është në nivelin më të lartë këtë herë. I uroj delegacionit të Kosovës suksese dhe një të ardhme sa më të mirë për Kosovën dhe për stabilitetin në Ballkan”, shkruan Pacolli.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tashmë kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo po ashtu Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell

Kjo u bë e ditur nga Këshilli për Siguri Kombëtare i SHBA-së, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

“Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit përfundimtar mes dy vendeve që është vetëm njohja reciproke”, ka deklaruar Hoti. /Telegrafi/