Site icon Telegrafi

Pacolli për arrestimin e Molliqajt: Lajm i keq për demokracinë në Kosovë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj sonte nga Policia e Kosovës, derisa ai po shkonte në një debat televiziv.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se arrestimi i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Unë jam i bindur se po Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkruar ai.

Ndaj arrestimit të Molliqajt ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version