Kuvendi të entjen ka shkaruar Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dalë në mbështetje të shkarkimit të bordit të AKP-së dhe mbylljes së tërësishme të këtij agjencioni.
Në një postim në Facebook, Pacolli duke shpërndarë lajmin e Telegrafit gjashtë të viteve më parë, thotë se e kishte kërkuar prej vitit 2006 këtë vendim.
Sipas tij kishte biseduar edhe në negociatat me Kurtin më 2017 për një koalicion të mundshëm VV-AKR.
“Qysh në vitin 2006, e në kontinuitet deri tani e kam potencuar nevojën e mbylljës së AKP, pata propozuar që kjo agjenci të mbyllet e ne vend të saj të hapet Agjencioni i participimeve publike, i cili si bazë do ta kishte partneritetin publiko-privat ku ndërmarrjet nuk do të shuheshin por do të ishin zhvilluar duke ju adaptuar kohës moderne”, u shpreh ai.
“Për këtë me Kurtin jemi dakorduar që në vitin 2017 gjatë tentativës tonë për bashkëpunim parazgjedhor. Pra edhe sot z. Kurti e ka mbështetjën time të plotë për këtë”, shkroi Pacolli.
Ndryshe, me 65 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit morën vendim që ky Bord të mos vazhdojë më punën.
Pas disa orësh diskutime e akuza ndaj këtij Bordi, deputetët e Kuvendit të Kosovës fillimisht votuan për raportin e vitit të kaluar të kësaj Agjencie, i cili nuk u miratua./Telegrafi.