Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij që është pjesë e listës zgjedhore të LDK-së, do të qëndrojë në opozitë.
Për dallim nga këshilltari i tij, Naim Murseli, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, është shprehur kategorik se partia e tij (në qoftë se kandidatët e saj në listën zgjedhore të LDK-së fitojnë mandate të deputetit) do të jenë opozitë në Kuvendin e Kosovës.
“Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta”, ka shkruar Pacolli, përcjell Telegrafi.
“AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te certifikohen dhe të krijohen institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi)”.
“AKR do të qëndron ne opozitë që nga fillimi!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/