Site icon Telegrafi

Pack në mbështetje të Vjosa Osmanit, e quan lajm të shkëlqyeshëm kandidimin e saj

Politikania gjermane dhe presidentja e asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane, Doris Pack ka mbështetur kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës.

Pack përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është lajm i shkëlqyeshëm si për Kosovën ashtu edhe për vetë LDK-në, duke thënë se ajo dhe EPPWomen e mbështesin fuqimisht kandidaturën e Osmanit.

Lexo po ashtu Vjosa Osmani shpërndan sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme

“Vjosa Osmani po kandidon për Kryeministrin në Kosovë! Lajm i shkëlqyeshëm që do të ndihmojë LDK-në të bindë elektoratin që idetë dhe projektet e reja do të ndryshojnë politikën për të mirë. Unë dhe EPPWomen mbështesim fuqimisht kandidaturën e saj! Në përputhje me moton tonë të vitit (Vizionet e femrave për një Evropë më të mirë) ajo do të punojë me vizionet e femrave për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar Pack.

Ndryshe Vjosa Osmani është propozuar nga LDK-ja si kandidate për postin e kryeministrit, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Propozimi i saj u votua me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version