Site icon Telegrafi

Pacientja i tregon presidentit ukrainas se sa i famshëm është bërë në rrjetet sociale, Zelensky: Do të thotë se ne e pushtuam TikTok?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi sot një vajzë 16-vjeçare të plagosur në një spital në Kiev.

“Të gjithë ju mbështesin në TikTok”, tha Katya Vlasenko, e cila u plagos nga të shtënat ndërsa po ikte nga forcat ruse me familjen e saj.

Zelensky i dha lule dhe tha se “Nuk është e lehtë, por ne po bëjmë gjënë e duhur”.

Pasi dëgjoi për popullaritetin e tij, ai pyeti “Pra, ne e pushtuam TikTok?” /Telegrafi/

Exit mobile version