Çiljeta Xhilaga ka ardhur me projektin e ri muzikor që është një bashkëpunim me Alores (Orges Qato).
Titulli i këngës është “Pa ty jetoj” dhe është kompletuar edhe me videoklip.
Elgit Doda e ka bërë muzikën e kësaj kënge, tekstin e të cilës e ka shkruar Filloreta Raçi – Fifi.
Për anën vizuale të këtij projekti është angazhuar produksioni ProVideo.
“‘Pa ty jetoj’ është projekti im i fundit, në bashkëpunim me një djalë të ri e të talentuar si Alores. Urojmë t’ju pëlqejë!”, ka shkruar Çiljeta në Facebook me rastin e publikimit të kësaj kënge. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lCPcptHqDu8&app=desktop